Pomoč
Shqipe
Sportelet e shitjes
- Bankomatët në Slloveni (rimbushja e izillogarisë tuaj ose e izillogarisë së dikujt tjetër)
- Pikat e karburantit Petrol,
- Pikat e karburantit OMV,
- zyrat e postave,
- kioskat 3DVA,
- kioskat "Delo prodaja",
- dyqanet Spar dhe Interspar,
- dyqanet Office 1,
- dyqanet BIG BANG,
- dyqanet Nama,
- dyqanet E. Leclerc,
- dyqane të tjera të autorizuara – të përfshira në faqen e internetit >>.
Pakot
izimobil sipas çmimit 12,00 € përfshin:
- iziSIM kartelen (funkcionon në të gjitha aparatet mobile që nuk janë të bllokuara),
- 5,00 € falas në izillogari,
- iziletrën informuese për 5,00 € shtesë,
- iziudhëzimet në gjuhën shqipe.
Kjo paketë përmban tarifën izi. Është për përdoruesit të cilët kryejnë telefonata të shpeshta brenda Sllovenisë.
Izi brez meja pakoja sipas çmimit 4,50 € përfshin:
- iziSIM kartelen (funkcionon në të gjitha aparatet mobile që nuk janë të bllokuara),
- 2,00 € falas në izillogari,
- iziudhëzimet në gjuhën shqipe.
Kjo paketë përmban tarifën izi brez meja. Është për përdoruesit të cilët kryejnë telefonata të shpeshta jashtë Sllovenisë.
| izimobil | izi brez meja | |
| Minuta të folurit* | 0,12 € | 0,14 € |
| SMS | 0,08 € | 0,07 € |
| MMS up to 100 kB | 0,08 € | 0,07 € |
| UMTS | 0,00054 €/kB | 0,00054 €/kB |
| GPRS/EDGE | 0,00054 €/kB | 0,00054 €/kB |
* Telefonatat do të llogariten në bazë të intervaleve prej 15 sekondash. Kjo aplikohet për të gjitha telefonatat drejt numrave celularë dhe linjave fikse në Slloveni.
Të gjitha çmimet përfshijnë TVSH. Çmimet e të gjitha shërbimeve kryesore të ofruara nga paketat izi dhe pa kufij janë renditur. Një listë e çmimeve të të gjitha shërbimeve gjendet në faqen tonë të internetit www.izimobil.si .
Tre hapat për të aktivizuar kartelen iziSIM
1. Hiqeni iziSIM kartelen nga karta mbajtëse dhe vendoseni në telefonin celular
2. Ndizeni telefonin celular dhe shtypni kodin PIN të printuar mbi karten mbajtëse
3. Shtypni kombinimin *181# dhe shtypni pullën për të bërë thirrje.
Ndërrimi i tarifave:
1. Për të kaluar nga tarifa izi brez meja në tarifën izimobil shtypni
*181*1# dhe më pas shtypni pullën për të bërë thirrje.
Kostoja e ndërrimit të tarifës është 1€.
2. Për të kaluar nga tarifa izimobil në tarifën izi brez meja shtypni
*181*2# dhe më pas shtypni pullën për të bërë thirrje.
Kostoja e ndërrimit të tarifës është 1€.
3. Për të gjetur se cila tarifë është aktualisht aktive, shtypni
*181*0# dhe më pas shtypni pullën për të bërë thirrje.
Ky informacion është falas.
Rimbushja e llogarisë tuaj ose e llogarisë së dikujt tjetër
1. Me izikartelën mbushëse(iziBON) duke shtypur kombinimin e tasteve:
- për të rimbushur llogarinë tuaj shtypni:
*181* numrin me 16# dhe shtypni pullën për të bërë thirrje
- për të rimbushur llogarinë tjetër shtypni:
*181* numrin me 16*numrin e telefonit të përdoruesit izi kreditin e të cilit po rimbushni# dhe shtypni pullën për të bërë thirrje.
Kur jeni në roaming në rrjetin e një operatori të huaj, mbushja me kombinimin e numrave është e mundshme vetëm nëse operatori i huaj ofron shërbimin e transmetimit të kombinimit të numrave.
2. Nëpërmjet terminalit POS Margento:
- Për të rimbushur pa futur kodin me 16 numra, thjesht vendoseni telefonin pranë terminalit POS.
- Sportelet e shitjes që mund ta bëjnë këtë metodë rimbushjeje, janë renditur në faqen tonë të internetit www.izimobil.si
3. Nëpërmjet faqes tonë të internetit me deri në 5 % bonus:
-Rimbushja nëpërmjet faqes së internetit www.izimobil.si paguhet me karta krediti të cila janë lëshuar në Slloveni (Eurocard / MasterCard, Visa, Diners Club), ose banka juaj e internetit (AbaNet, NLB Klik).
Kontrollimi i statusit dhe vlefshmërisë së izillogarisë:
1.Shtypni kombinimin e çelësit *181# dhe shtypni pullën për të bërë thirrje. Ekrani në telefonin tuaj celular tregon kreditin aktual dhe datën deri kur është i vlefshëm.
2.Në faqen tonë të internetit www.izimobil.si.
SMS:
Ky shërbim aktivizohet automatikisht kur aktivizohet iziSIM kartela. Nëse nuk ndodh, vendosni numrin e SMS qendrës +386 41 001 333 në parametrat e SMS-së së telefonit tuaj cellular.
Transferimi i të dhënave – GPRS/EDGE/UMTS
Aktivizimi: Dërgoni një mesazh në numrini 1918 me tekstin IZIGPRS dhe aktivizoni këtë shërbim.
Parametrat me pranimin: Ky shërbim është i disponueshëm vetëm në modelet e veçanta Sony Ericsson dhe Nokia.
Dërgoni një mesazh në numrin 1918 me tekstin NIZIGPRS. Ju do të merrni një mesazh me parametrat. Ruajeni këtë mesazh, fikeni telefonin dhe ndizeni përsëri.
Parametrat e vendosura në mënyrë manuale: Parametrat duhet të vendosen në mënyrë manuale në telefonin celular i cili nuk mbështet parametrat e dërguar me mesazh.
Pika e aksesit APN: izimobil
Emri i përdoruesit: izimobil
Fjalëkalimi: izimobil
Tipi i protokollit: PAP
Porta: 8080
Serveri Proxi: 213.229.249.040
URL: http://res.naizi.si
Parametrat për modele telefonash celularë individualë mund të shikohen në faqen e internetit www.izimobil.si, por vetëm në gjuhën sllovene.
Mesazhe MMS
Aktivizimi: Dërgoni një mesazh në numrini 1918 me tekstin IZIMMS dhe aktivizoni këtë shërbim.
Parametrat me mesazh: Ky shërbim është i disponueshëm vetëm në modelet e veçanta Sony Ericsson dhe Nokia.
Dërgoni një mesazh në numrin 1918 me tekstin NIZIMMS. Ju do të merrni një mesazh me parametrat. Ruajeni këtë mesazh, fikeni telefonin dhe ndizeni përsëri.
Parametrat e vendosura në mënyrë manuale për MMS: Parametrat duhet të vendosen në mënyrë manuale në telefonin celular i cili nuk mbështet parametrat e dërguar me mesazh.
Pika e aksesit APN: mms.izimobil
Emri i përdoruesit: izimobil
Fjalëkalimi: izimobil
Tipi i protokollit: PAP
Porta: 8080
Serveri Proxi: 213.229.249.040
MMSURL: http://mms.mobitel.si/servlets/mms
Parametrat për modele telefonash celularë individualë mund të shikohen në faqen e internetit www.izimobil.si, por vetëm në gjuhën sllovene.
Mesazh SMS për telefonatat e humbura: Telefononi numrin pa pagesë 051 800 800 nga numri cellular izi për të cilin doni të aktivizoni/çaktivizoni këtë shërbim.
Pritja e telefonatave: Zgjidhni opsionin "Pritja e telefonatave" në pjesën e parametrave të telefonit tuaj celular dhe "aktivizo" këtë opsion ose vendosni kombinimin e tasteve: *43# dhe më pas shtypni pullën për të bërë thirrje.
Telefonatat tek numrat e veçantë dhe numrat 090: Telefononi numrin pa pagesë 051 800 800 nga numri cellular izi për të cilin doni të aktivizoni/çaktivizoni këtë shërbim. Së pari lexoni kushtet e përdorimit të këtij shërbimi me kujdes në faqen e internetit www.izimobil.si. Shërbimet janë për t'u paguar.
Sekretaria telefonike: Telefononi numrin pa pagesë 051 800 800 nga numri cellular izi për të cilin doni të aktivizoni/çaktivizoni këtë shërbim.
Në mënyrë që të aktivizoni sekretarinë telefonike, duhet t'i drejtoni telefonatat në numrin e telefonit + 386 51 100 000. Fjalëkalimi i caktuar për sekretarinë tuaj telefonike është 0000.
Në mënyrë që të dëgjoni mesazhin në sekretari, telefononi numrin 051 102 000, vendosni fjalëkalimin dhe shtypni #.
Vlefshmëria e rimbushjes së kreditit izi
Deri në 90 ditë – Periudha prej 90 ditësh fillon në ditën kur bëhet rimbushja e izillogarisë. Ju mund t'i përdorni lirisht të tëra shërbimet gjatë kësaj periudhe. Me çdo rimbushje të re, fillon një periudhë e re 90 ditëshe.
Pas 90 ditësh – 90 ditë pas rimbushjes së fundit, kartela juaj iziSIM do të bllokohen përkohësisht. Gjatë asaj kohe ju mund të telefononi vetëm numrat e urgjencës 112 dhe 113 ose shërbimin e klientëve në numrin pa pagesë 051 800 800 dhe të rimbushni izillogarinë. Kartela iziSIM do të zhbllokohet menjëherë pasi të keni rimbushur izillagarinë.
Pas 270 ditëve – Kartela juaj iziSIM do të bllokohet 270 ditë pas rimbushjes së fundit. Ju do t’i humbisni kreditet e papërdorura dhe numrin e telefonit celular. Kartela iziSIM nuk mund të zhbllokohet.
Ankesat
Kur shqyrtojmë ankesat dhe pakënaqësitë, do të mbajmë parasysh Kushtet e Përgjithshme dhe Kushtet e Përdorimit për shërbimet të izi mobil d.d. në faqen e internetit www.izimobil.si.
Ankesat shqyrtohen nga shërbimi i klientëve në numrin pa pagesë 051 800 800.
Nëse shërbimi i klientëve nuk mund ti zgjidhë pakënaqësitë, përdoruesi duhet ta dërgojë me shkrim ankesën në adresën e mëposhtme:
izi mobil d.d.
PP 4805
1210 Ljubljana – Šentvid.
Përdoruesi duhet t’i paraqesë ankesat në lidhje me izillogari, izikartelën ose izikatelën mbushëse më shkrim në formularin e ankesave. Formulari i ankesave duhet të përmbajë informacionin e mëposhtëm:
Emrin dhe mbiemrin e përdoruesit, adresën e përdoruesit, numrin e telefonit të përdoruesit dhe vendin e datën a blerjes së produktit ose të shërbimit për të cilin po ankohen, si dhe përshkrimin e plotë të defektit.
Së bashku me formularin e ankesës duhet bashkëngjitur katelën iziSIM ose izikatelën mbushëse për të cilën po bëhet ankesa, si dhe një kopje e gjendjes së llogarisë ose e faturës.
Ankesa do të shqyrtohet vetëm nëse blerja është bërë nga sportele shitjeje të autorizuara.
Numra telefoni të rëndësishëm pa pagesë që mund të merren nga iziNetwork
051 800 800 Shërbimi i klientëve: Informacion mbi shërbimet izimobil, ndihmës së klientëve, ankesave
Shënim: Telefonatat tek numri 051 800 800 janë pa pagesë vetëm nëse kryhen nga Sllovenia dhe vendet anëtare të BE-së
112 Numri Urgjencës
113 Policia
1987 AMZS (Shoqata Sllovene e Automobilave)
izi mobil d.d.
PP 4805
1210 Ljubljana – Šentvid
info@izimobil.si
www.izimobil.si
Me blerjen e kartës iziSIM, përdoruesi izimobil pranon Kushtet e Përgjitshme dhe Kushtet e Përdorimit për shërbimet e izi mobil d.d të publikuara në faqen e internetit www.izimobil.si.
Pošlji vprašanje
Nisi našel odgovora na svoje vprašanje? Pošlji vprašanje.
izimisel